Lajçak kërkon me ngulm asociacionin: Ngjarja në Banjskë nuk ndryshon asgjë

Postuar në 21 Tetor, 2023 14:35

Pesë diplomatë perëndimorë  u takuan sot me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Miroslav Lajçak, i cili i priu pesëshes së diplomatëve, foli për nevojën emergjente të deeskalizmit të situatës dhe normailizimit të marrëdhënieve. 

Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit të Banjskë nuk ndryshojnë asgjë në procesin e dialogut.

Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti.

Madje, Lajçak shtoi se Kurti, si kryeministër i Kosovës, “ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian”, ndërsa kërkoi themelimin e asociacionit pa vonesa. "Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës”, tha ai. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thuhet në njoftimin për shtyp ka kërkuar një qasje të re dhe reflektim cilësor mbi situatë, duke vënë të parën sigurinë e shtetit, kufijve dhe territorit. 

Në përpjekjet për të rikthyer palët në dialog, ekipi përbëhet nga Miroslav Lajçak, që përfaqëson BE-në, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe diplomati francez Emanuel Bonne, ai gjerman Jens Plotner dhe ai italian, Alessandro Cattaneo.

Pas takimit në Prishtinë, pesëshja do të takojë presidentin serb në Beograd. 

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Derisa te na fusin ne EUROPE, ngelet Shqiperia nga Babrruja deri ne Mal te Bardhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.