Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Postuar në 11 Tetor, 2023 13:07

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbështet asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kërkon formimin e tij të menjëhershëm.

Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier tha se vetëm në këtë mënyrë mund të adresohen shqetësimet e komunitetit serb në veri.

Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht. Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve”, tha ai.

Megjithatë, Hovenier shtoi se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Një organizatë e tillë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të kufizohet, sepse ne besojmë se pa ato kufizime ajo mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, ka shtuar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.