Censusi, shqiptarët e Greqisë emigrojnë sërish
Si shumë vende të BE-së, edhe Greqia po përballet me plakjen e popullsisë. Të dhënat e censusit të vitit 2021, të bëra publike nga Autoriteti Statistikor Helen, konfirmojnë një rënie të popullsisë prej 3.1% në krahasim me 10 vite më parë.
Aktualisht, Greqia ka një popullsi prej 10 482 487 banorësh.
Censusi ka nxjerrë në pah një ndryshim të madh të strukturës sociale të Greqisë. Mbi 766 mijë grekë janë mbi 80 vjeç, krahasuar me rreth 583 mijë që ishin 10 vite më parë.
Ndërsa shifrat tregojnë rritje të ndarjeve dhe divorceve, e njëjta tendencë reflektohet edhe në popullimin e banesave.
Nga 4 332 447 shtëpi të regjistruara, 1 401 443 ose 32.3% banohen nga vetëm 1 person.
Por problemi më i mprehtë që nxjerr në pah censusi është largimi i emigrantëve.
Në krahasim me 10 vjet më parë, të huaj në Greqi janë 16.1% më pak.
Listën e të larguarve e kryesojnë shqiptarët, të cilët largohen kryesisht drejt Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Add new comment