censusi
Pirdeni: Censi i qeverisë është qesharak
Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Shqipëria është prekur rëndë nga plakja e menjëhershme e popullsisë. Pirdeni vuri në dukje mungesën e fondeve në pushtetin lokal për të mbështetur të moshuarit. Ajo tha se nuk beson te Censi i popullsisë i kryer nga qeveria, duke shtuar se kemi mungesë ekspertësh dhe mungesë burimesh njerëzore për analizimin e të dhënave. Pirdeni tha se në Shqipëri mungojnë komunitetet, shërbimet komunitare, të cilat janë kthyer në prioritare në vendet e zhvilluara, sidomos pas pandemisë.
Ankth patriotik për Censusin në Himarë, asnjë fjalë për shantazhet “bullgare” në Pustec
Eduard Zaloshnja, që merret me sondazhe, ka dalë sot me një thirrje për vigjilencë ndaj INSTAT që i bën thirrje të ketë kujdes sepse nga Greqia mund të vijnë autobuzë me himarjotë që do deklarohen grekë e mandej do ikin. E kështu, në kundërshtim me parimin e Censusit që po zhvillohet, do regjistrohen edhe ata që nuk banojnë në Himarë.
Pretendim për presione nga Bullgaria në censin 2023 në Shqipëri
Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.
Censusi, shqiptarët e Greqisë emigrojnë sërish
Si shumë vende të BE-së, edhe Greqia po përballet me plakjen e popullsisë. Të dhënat e censusit të vitit 2021, të bëra publike nga Autoriteti Statistikor Helen, konfirmojnë një rënie të popullsisë prej 3.1% në krahasim me 10 vite më parë.
Aktualisht, Greqia ka një popullsi prej 10 482 487 banorësh.
700 000 banorë më pak në Serbi që nga viti 2011
Popullsia e Serbisë është tkurrur me 700 000 që nga viti 2011. Censusi i realizuar nga Byroja e Statistikave ka evidentuar një rënie të ndjeshme të popullsisë që në vitin 2011 regjistronte 7.2 milionë rezidentë.
Censusi në Kinë/Indicie për tkurrjen më të madhe të popullsisë në 50 vjet
Rreth pesë muaj pas censusit, Kina nuk ka ende rezultatet zyrtare. Zvarritja e afatit të publikimit të të dhënave ka shkaktuar një efekt domino që përfshin, për shembull, statistikat zyrtare të lindjeve, thelbësore për azhurnimin e programeve të shëndetit dhe asistencës. Janë të shumtë ata që e motivojnë këtë vonesë me kohën që i duhet qeverisë kineze për përshtatjen e planeve zyrtare me të dhënat e reja.
Ahmad Soufi, iraniani 135 vjeçar
Personi që konsiderohet tashmë, i dyti me moshën më të madhe në botë, u verifikua gjatë censusit të fundit në Iran. Ai jeton në Saqqez, në provincën e Kurdistanit dhe ka lindur në shkurt 1882. Soufi nuk ka fëmijë biologjikë dhe gëzon shëndet të plotë.