Drecun: Hapja e urës së Mitrovicës, rrezik për dëbimin e serbëve

Postuar në 02 Maj, 2023 14:42

Vendimin e Prishtinës zyrtare për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e Veriut, në Serbi e shohin si kërcënim. Millovan Drecun, i cili drejton komisionin parlamentar serb për Kosovë-Metohi, thotë se mbi Ibër janë disa ura të tjera të kalueshme, por Ura e Mitrovicës është më e rëndësishmja.

Le t'i shikojmë ngjarjet që nga ardhja e forcave ndërkombëtare. Të gjitha përpjekjet e shqiptarëve etnikë për të depërtuar në veri të Kosovës-Metohi, për të marrë kontrollin e saj dhe për të dëbuar serbët, kanë kaluar nëpër atë urë. A ju kujtohet protesta masive e mijëra e mijëra shqiptarëve etnikë - shumë prej tyre ekstremistë - që hapën zjarr ndaj serbëve me armë automatike?

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për dialog, hapja e kësaj ure do të kthehet në kërcënim të menjëhershëm për mbijetesën e serbëve në veri.

Hapja e urës së Ibrit do të hapte rrugën për një inkursion masiv të shqiptarëve etnikë që do të kishte për qëllim dëbimin e serbëve vendas dhe destabilizimin e situatës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.