Greqia: Për detin, ose me Konventën e OKB, ose në Arbitrazh
Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, këshilltari për Sigurinë I kryeministrit të Greqisë, Thanos Dokos, ka parashtruar disa prioritete të qeverisë fqinje në fushën e sigurisë. Duke konsideruar si premisë bazë të analizës së vet faktin se “sistemi aktual ndërkombëtar politik dhe ekonomik është në një fazë tranzicioni”, Dokos vendos në krye të prioriteteve të Greqisë, ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Ky prioritet implikon politika mbrojtjeje që kanë refleksin e tyre mbi të gjithë mjedsin ballkanik ndërkohë që për sa i takon Shqipërisë normalisht, rëndësi ka edhe përcaktimi i Dokos se Greqia duhet të mbetet një kampione e ligjshmërisë ndërkombëtare dhe përpjekjeve për të fuqizuar sistemin ndërkombëtar bazuar në ligjin ndërkombëtar.
Konventa e Detit mbi Ligjin e Detit duhet të vazhdojë të shërbejë si një standard ligjor për delimitimin e shelfit continental dhe zonave ekskluzive ekonomike…Nëse kjo nuk është e mundur duhet të kërkohet referimi i çështjes në arbitrim ndërkombëtar
shkruan ndër të tjera Dokos.
Kjo do të thotë se Greqia nuk ka në opsionet e veta përballjen ushtarake për detin me Turqinë veçse në kushtet e prioritetit të ruajtjes së sovranitetit. Ndërkohë që me Shqipërinë precedenti i arbitrazhit shërben si një aspekt pozitiv i një politike që nuk mund të kontestohet.
Add new comment