Marrëveshja me Greqinë për të çuar dosjen e kufirit detar në Hagë, ende nuk është arritur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar nga Haga ku ka zhvilluar një takim me me zv.presidentin Kirill Gevorgian, se marrëveshja me Greqinë për të depozituar dosjen e ndarjes së kufirit detar, ende nuk është arritur.
Shqipëria i qëndron idesë së paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për t’u zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokateve dhe ekspertëve teknike të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim
deklaroi Rama.
Vendimi për të dërguar në Hagë çështjen e kufirit detar erdhi pas polemikave të shumta në vend dhe frikës së z. Rama për të mos negociuar një marrëveshje dypalëshe që do të gjeneronte akuza të mëdha. Njerëz të afërt me këtë fushë janë të ndarë mbi këtë vendim, pasi mes tyre ka nga ata që mendojnë se Shqipërisë do t’i duhet shumë herë më tepër punë sesa negociata direkte e vitit 2018.
Add new comment