Greqisë i mungojnë 200 000 njerëz në sektorin e turizmit dhe ndërtimit
Punë ka, s’ka profesionistë!
Sentenca e kryeministrit Edi Rama aplikohet fare mirë edhe për Greqinë. Sipas mediave të vendit fqinj, Greqia nuk ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të zbatuar projektet që lidhen me turizmin dhe sektorin financiar, pavarësisht se ka gjetur fondet nga BE për to.
Konkretisht Greqisë sot i mungojnë 160 000 njerëz në sektorin e ndërtimit dhe 50 000 në turizëm. Një zgjidhje ad hoc është menduar të jetë rekrutimi i pensionistëve, ndërkohë që në ndërtim mendohet që të importohet krah pune nga jashtë. Kompania franceze “Egis” ka shprehur interes për t’u përfshirë në Greqi, edhe ajo në kërkim të stafit ngado.
Sipas Dhomës së Inxhinierëve të Greqisë vendit i duhen 10 000 inxinierë dhe 50 000 zanatçinj, ndërsa punëtorë të tjerë duhen 100 000.
Kemi përpara një sfidë të jashtëzakonshme, unike në histori, volum dhe sasi. Sektori i ndërtimit ka humbur pjesën më të madhe të burimeve të veta bazëike në pak vite: duhen njerëz me aftësi, përvojë dhe njohuri për të zbatuar këto projekte
shprehet Giorgios Stasinos, kreu i Dhomës.
Add new comment