Rikonfirmohet dënimi me burg për ish-kryeministrin francez, Fillon
Një gjykatë apeli në Francë e ka lënë në burg ish-kryeministrin François Fillon që akuzohet për shpërdorim fondesh çka solli edhe largimin e tij nga gara presidenciale e vitit 2017. Në vitin 2020, një gjykatë e shkallës së parë e dënoi Fillon me pesë vjet burg, ndërsa sot gjykata e shkurtoi vendimin në katër vjet, nga të cilët tre të anulluar.
Gjykata ka ndaluar po ashtu Fillon të mbajë poste publike për 10 vjet. Pas këtij vendimi, avokatët kanë bërë të ditur se ish-kryeministri do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë. Mediat franceze shkruajnë se nuk ka gjasë që Fillon të kryejë ndonjë ditë burg, por ai do të mbajë byzylykë elektronikë. Gruas së tij iu hoq dënimi me burg, por iu la gjoba prej 375 mijë eurosh.
Add new comment