fillon
Rikonfirmohet dënimi me burg për ish-kryeministrin francez, Fillon
Një gjykatë apeli në Francë e ka lënë në burg ish-kryeministrin François Fillon që akuzohet për shpërdorim fondesh çka solli edhe largimin e tij nga gara presidenciale e vitit 2017. Në vitin 2020, një gjykatë e shkallës së parë e dënoi Fillon me pesë vjet burg, ndërsa sot gjykata e shkurtoi vendimin në katër vjet, nga të cilët tre të anulluar.
Ish-kryeministri i Francës emërohet në bordin e kompanisë shtetërore ruse, Zarubezhneft
Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon është emëruar në bordin e kompanisë shtetëore ruse të naftës, “Zarubezhneft”. Lajmi është publikuar nga një faqe të publikimit të materialeve të biznesit, e-disclosure.ru dhe referohet nga France24.
Çështje standardesh/Ish-Kryeministri i Francës, Fillon, në gjyq për shpërdorim fondesh
Ish-kryeministri i Francës, François Fillon do të jetë që nga sot palë ndërgjygjëse për skandalin e punësimeve të rreme. Në vitin 2017, Fillon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale, pas një karriere të suksesshme nën ish-presidentin Sarkozy. Por një revistë e përjavshme satirike franceze, “Le Canard Enchaîné”, publikoi “çudinë” e këti kryeministri konservator: kishte punësuar gruan e vet, Penelope si asistente në Parlament, por që nuk kishte bërë asnjë gjë të tillë në të vërtetë. Punësimi ishte thjesht formalitet në bordero.
Fillon, kandidati i republikanëve për president
Francois Fillon është kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze, pasi ka fituar balotazhin e mbajtur të dielën me gati 70 për qind të votave.
Fillon tha se tani është i nevojshëm ndërtimi i një shoqërie më të drejt, njofton BBC.
Rvali i tij Alain Juppe ka pranuar humbjen në garën brenda partisë të jetë kandidati për gjedhjet franceze presidenciale të vitit të ardhshëm.
Ai me gjasë do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në zgjedhjet e ardhshme të prillit.
Kopertina e "Liberation", Francois Fillon me portretin e Margaret Thatcher
Pas kopertinës së një dite më parë me portretin e vdekur të Nichola Sarkozy, gazeta franceze “Liberation” në faqen e saj të parë ka të stampuar kokën e ish-kryeministrit Francois Fillon të ndërfutur në portretin e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, me titullin "Fillon, unë jam president."
Gazeta e Carlo Bollinos: Berisha dha 78 milionë euro për të takuar kryeministrin francez, Francois Fillon
“Shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të mikut të kryeministrit Edi Rama, Carlo Bollino, shkruan sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë eurosh për një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon. Një shifër astronomike që me siguri e bën Obamën prej 80 mijë dollarësh, të duket një burokrat fotozhenik, apo një fatsjellës global.