Gazeta e Carlo Bollinos: Berisha dha 78 milionë euro për të takuar kryeministrin francez, Francois Fillon
“Shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të mikut të kryeministrit Edi Rama, Carlo Bollino, shkruan sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë eurosh për një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon. Një shifër astronomike që me siguri e bën Obamën prej 80 mijë dollarësh, të duket një burokrat fotozhenik, apo një fatsjellës global.
78 milionë euro? Ngjan një çmenduri edhe për standardet e “marrëzive të mandatit të dytë”, siç shkruan gazeta e Bollinos, që kompenson kështu akuzat për financim të paligjshëm nga Edi Rama për fushatën e presidentit amerikan, Barack Obama.
Comments
asd@yahoo.com
Pa dashur të mbroj Berishën, më duhet të them se botimi i këtij lajmi është njësoj si të "lash mutin me shurrë".
Nëse ka nënshkruar një kontratë, bëhet fjalë për diçka të ligjshme, ndonëse për atë kontratë mund të ketë vend për të hetuar kushtet, përfituesit, etj.dhe të mund të gjedh shumë paligjshmëri. Pra, bëhet fjalë për një veprim të ligjshëm. Ndërsa të financosh fushatën e një politikani amerikan, kur ligji e ka rreptësisht të ndaluar financimin nga joamerikanët, do të thotë që të kesh paramenduar për ta shkelur ligjin dhe për të gjetur mënyra sesi ta realizosh këtë shkelje. Vetë fakti që paratë nuk janë dhënë drejtpërdrejt, por është gjetur një taksist i shkretë me shtetësi amerikane, - i cili 80 mijë dollarë me një dorë ndoshta s'i ka parë asnjëherë në jetë, - për të realizuar financimin përmes blerjes së dy biletave, ku njërën e deklaronte për gruan tij, por që e paska pasur për "Shtetasin e huaj 2", që me sa dimë nuk është bashkëshortja e Bilalit por e dikujt tjetër, do të thotë se kemi vërtetimin e qartë që kemi të bëjmë me paramendim të plotë se po bëhej një veprim në kundërshtim me ligjin. Duke qenë se "Shtetasi i huaj 2" nuk është shquar asnjëherë për mençuri, edhe në këtë rast e djallosi punën dhe ra në grackën e ligjit. Edhe ky lajm që boton Bollino tregon se mençuria nuk ka lidhje me "Shtetasin e huaj 2" dhe as me shpurën e tij. Ka raste kur heshtja është më me vlerë se fjala...
Berisha ka dhene aq e ndoshta
Berisha ka dhene aq e ndoshta me pak a me shume, por me marreveshje e kontrata te shkruara. Nuk eshte aq driteshkurter sa lartegjatesia e tij qe na ka rene per pjese. Berisha pagoi kompanine me te madhe e te fuqishme te lobimit sic ishte Podesta. ..te cilet kushedi si jane shqyer gazit me menyren e deshperuar te Rames , per te siguruar nje foto. Dhe sic edhe dihet , Podesta ka denoncuar Bilalin e shkrete qe do beje ca vite burg amerike tani dhe sigurisht ja dolen da diskretitojne "reformatorin " drejtesise shqipetare
Ndale yxhymin "shqiptari"
Ndale yxhymin "shqiptari" Bollino. Ndale, sepse ta them sinqerisht, qe me 78 milion leke (dhe jo euro) cdo shqiptar, edhe pa qene Berisha, mund te takoje papa Franceskun tre here ne dite; dhe jo me nje kryeminister te nje republike semi-presdenciale sic eshte Franca.
Add new comment