Gratë e Pikasos dhe njollat e Me Too mbi artin e tij
Kishte dy gra dhe dashnore pa fund -- me një tendencë për t'i braktisur gratë kur ato sëmureshin, një oreks të pangopur për prostitutat dhe disa diferenca moshe që ngrinin jo pak vetulla (gruaja e tij e dytë ishte 27 vjeç kur u martua me të ndërsa ai ishte 79 vjeçe).
Disa nga thëniet që i atribuohen atij ndoshta do të digjnin sot severat e Tuiterit ("Për mua ekzistojnë vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza ku mund të fshish këmbët").
Asgjë nga këto nuk është e re – e gjithë historia e tij riciklohet përmes librave dhe artikujve të anëtarëve e familjes (ndonjëherë të traumatizuar) menjëherë pas vdekjes së tij në 1973.
Por në një botë post-MeToo, kjo përbën një sfidë për ata që menaxhojnë trashëgiminë e tij.
“Natyrisht, MeToo e njollos artistin”, thotë Cecile Debray, drejtore e Muzeut Picasso në Paris.
Por ajo shton: "Sulmet janë padyshim edhe më të dhunshme sepse Picasso është figura më e famshme dhe më popullore në artin modern -- një idhull që duhet shkatërruar".
'Pervers dhe shkatërrues'
Në fakt nuk po fshihet gjë nën rrogoz.
Muzeu i Parisit ka ftuar së fundmi gra artiste për t'iu përgjigjur debatit, duke përfshirë "Weeping Women are Angry" nga piktori francez Orlan (një referencë për një nga portretet e tij më të famshme, "Gruaja që qan").
Muzeu simotër në Barcelonë zhvillon seminare dhe diskutime këtë maj me historianë arti dhe sociologë për të zbërthyer këtë çështje.
Megjithatë, ekspertët janë kritikë ndaj disa punëve të suksesshme të kohëve të fundit për mjeshtrin e tyre të dashur.
Një podkast francez i vlerësuar me çmime mbi këtë temë ka rindezur debatin, duke u mbështetur shumë në një libër të 2017-ës të gazetares Sophie Chauveau, "Picasso, Minotauri", për të cilin artisti ishte "i dhunshëm... xheloz... pervers... shkatërrues".
Debray thotë se disa nga pretendimet e tyre ishin "anakronike" dhe iu dhanë "supozimeve dhe pohimeve pa referenca historike".
Por ajo megjithatë e mirëpriti sfidën duke u shprehur: “Historia e artit ushqehet nga çështjet e kohës sonë dhe brezave të rinj”.
'Seksualitet kafshëror'
Nuk është e thjeshtë të ndash artistin nga arti.
Për gratë e gjyshit të saj, Marina Picasso dikur shkroi: "Ai i nënshtroi ato ndaj seksualitetit të tij kafshëror, i zbuti, i magjepsi, i gëlltiti dhe i kaloi në kanavacën e tij".
Por, thotë një nip tjetër Olivier Picasso, duke e përshkruar Pikason si një përbindësh, rrezikon t’i heqësh “ushtrinë” e grave që e donin atë.
Disa, si Marie-Therese Walter, ishin muza të reja dhe të pambrojtura që ndiheshin të braktisura (ajo më vonë vrau veten), tha ai për AFP.
Por të tjerët, si Francoise Gilot, e dinin saktësisht se çfarë po merrnin me Picasso-n dhe nuk e kishin problem të largoheshin kur kishin ngopur.
“Disa dolën mire nga historia me të, por për të tjerat shkoi keq”, tha ai. "Është gjithçka shumë e ndërlikuar -- këto gra nuk ngjajnë me njëra-tjetrën."
Vetë pikturat tregojnë një pjesë të këtij kompleksiteti.
“Ka vepra të dhunshme, të tjera shumë të buta, shumë të buta... Çdo herë, pasi shteron frymëzimin e tij, kalon në diçka tjetër”, tha ai.
"Gratë ishin të nevojshme për krijimet e tij dhe pa to, diçka do të kishte munguar”.
Add new comment