FMN: Sanksionet ndaj Rusisë kërcënojnë pozitën dominuese globale të Dollarit

Postuar në 31 Mars, 2022 14:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se sanksionet e vëna ndaj Rusisë në kuadër të agresionit të saj ndaj Ukrainës, mund të kenë pasoja strukturore në sistemin financiar ndërkombëtar. Zv.drejtoresha e FMN-së për menaxhimin, Gita Gopinath, ka deklaruar për “Financial Times” se sanksionet mund të çojnë në dobësimin e pozitave dominuese të dollarit, duke krijuar blloqe të vogla monetare që bazohen në tregtinë mes grupeve të caktuara shtetesh.

Ne po shohim që tani se me disa vende po rinegociohet monedha me të cilën do kryhet pagesa për tregtinë

ka thënë ajo.

Dollari do të mbetet monedha kryesore globale edhe në një mjedis të tillë por fragmentimi në nivel më të vogël është padyshim i mundshëm

shton ajo.  

Gopinath ka vënë në dukje se përdorimi i monedhave të tjera në tregtinë globale do të diversifikojë edhe rezervat e bankave qendrore, ndërkohë që sipas saj lufta në Ukrainë nuk do të çojë në recension botëror.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.