Premtimi i zgjerimit të NATO-s në Ukrainë dhe Gjeorgji ishte gabim
Pasi lufta në Ukrainë ka nisur dhe pasi Europa është para faktit të katastrofës humanitare dhe ekonomike nëse ajo vazhdon, një ndër zyrtarët e lartë të BE-së, kreu i politikës së jashtme të Unionit, Josep Borrell, ka pranuar disa gabime.
Jam gati të pranoj se ne kemi bërë një numër gabimesh dhe se kemi humbur mundësinë për riafrimin e Rusisë me Perëndimin. Ka momente në të cilat ne mund të kishim bërë më mirë, ka gjëra që kemi propozuar, të cilat më pas nuk mund të zbatoheshin siç ishte premtimi se Ukraina dhe Gjeorgjia mund të bëheshin anëtarë të NATO-s…Mendoj se është një gabim të bësh premtime që nuk mund t’i mbash
është shprehur Borrell për televizionin francez, TF1.
Ky është një pohim që konfimron deficencën strategjike të Perëndimit në kuptimin si duhet të një procesi historik që vazhdon. Një defiçencë që nuk tolerohet sepse lidhet me një fuqi të madhe dhe një zonë që ka gjeneruar përherë konflikte ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Borrell ka folur edhe për mundësinë e një gjykimi të presidentit rus, Putin në gjykatën penale ndërkombëtare, diçka që tingëllon pikërisht si ato premtimet e pambajtura për NATO-n. Problemi që shtrohet këtu është se Perëndimi nuk mund të vazhdojë të shpallet gjyqtar moral i botës në një kohë kur rendi që ai ka imponuar, është sabotuar prej vetë tij në pikën kryesore të mbështetjes: në kodin funksional të tij.
Add new comment