Rusia: Ukraina dhe SHBA po bëjnë plane që të na akuzojnë për përdorimin e armëve kimike

Postuar në 11 Mars, 2022 22:08

Rusia pretendon se "grupe radikale ukrainase", të kontrolluara nga shërbimet speciale të Shteteve të Bashkuara, kanë përgatitur disa akte provokimi me "lëndë kimike toksike" në përpjekje për të fajësuar Moskën për përdorimin e dyshuar të "armëve kimike kundër popullatës civile". Me anë të një njoftimi, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka informacione se radikalët ukrainas "po planifikojnë diversion në një nga kompanitë ukrainase në industrinë kimike që përfshin shkatërrimin e kontejnerëve me vëllim të madh që mbajnë kimikate industriale", si dhe "shkatërrimin e kontejnerëve me kimikate toksike në zona shumë të populluara".

Në fillim të kësaj jave, "nacionalistët ukrainas sollën 80 ton amonium" në një vendbanim në veriperëndim të Kharkovit, duke vënë në dukje "përgatitjet për përdorimin e kimikateve toksike", thuhet në njoftim, duke shtuar se "në dritën e fushatës propagandistike që po zhvillohet në vendet perëndimore, nuk ka dyshim" se ata do të përpiqen "ta akuzojnë Rusinë për përdorimin e armëve kimike".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.