Kryeministri izraelit, takim tri orësh me Putin. Negociatorët ukrainas: Të hënën, raundi i tretë

Postuar në 05 Mars, 2022 19:19

Kryeministri izraelit Naftali Benett ka zhvilluar një vizitë në Moskë, ku sipas raportimeve zyrtare thuhet se ka zhvilluar një takime tri orësh me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas deklarimeve izraelite në takim është folur për situatën në Ukrainë si dhe për situatën e krijuar nga luftimet për komunitetin hebraik.

Nuk është shumë e qartë se çfarë konteksti praktik ka kjo vizitë, por mediat në Izrael vënë në dukje se në këtë vend ka shumë njerëz që vijnë nga Rusia si imigrantë, çka afirmon një lloj afërsie mes të dyja vendeve.

Benett ka ofruar të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ai në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar ndër të tjerë nga ministri i lindur në Ukrainë, Zeev Elkin.

Një ditë më parë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka njoftuar se Rusia po mban disa kanale komunikimi me SHBA dhe Izraeli është një vend shumë i afërt më amerikanët.

Ndërkohë negociatori ukrainas, David Arakhamiya ka bërë të ditur se raundi i tretë i negociatave  do të mbahet të hënën dhe do të synohet dhënia fund e veprimeve ushtarake.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.