Zelenskiy: Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por mundësia e një lufte me Rusinë ekziston
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk e përjashton një luftë frontale me Rusinë për shkak të separatizmit të rusëve në Ukrainën Lindore. I pyetur në samitin Yalta European Strategy, Zelensky është përgjigjur se:
Po, gjasat e një lufte me Rusinë janë
Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë por për fat të keq mundësia ekziston
ka shtuar ai.
Presidenti ukrainas ka pranuar se marrëdhëniet me SHBA-të janë përmirësuar, por ka vënë në dukje faktin se Ukraina nuk ka marrë një përgjigje të qartë për kërkesën e saj për anëtarësim në NATO.
Add new comment