Murrizi me padi në SPAK: Lopët që erdhën nga Danimarka iu dhanë militantëve të partisë
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës, të firmosura në kohën kur ministër i Bujqësisë ka qenë Edmond Panariti. Bëhet fjalë për një tender të ujitjes me pika në Divjakë dhe tenderi tjetër për blerjen e krerëve, të cilat kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove. Në lidhje me padinë që ka depozituar sot ne SPAK, deputeti Myslim Murrizi i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV u shpreh se i kanë bërë përshtypje parregullsitë që ka vënë re në dokumente dhe që sipas tij janë të nevojshme të hetohen nga SPAK.
Z. Murrizi, cilat kanë qenë indiciet e fundit që çuan në këtë vendimmarrje tuajën për të paditur ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti?
Gjatë dy viteve që kur mora mandatin, kam kërkuar informacion dhe kam bërë kërkesë në shumë institucione në shtetin shqiptar: në Ministrinë e Bujqësisë, Energjetikës, Financave, Drejtoria e Tatimeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Drejtoria e Përgjithshme e Energjetikës, Kooroporata KESH-i, te disa Bashki, dhe kam material të bollshëm për prokurimet publike.
Nga shtatori e në vazhdim do të përpilojë padi të tjera për ato tendera që në gjykimin tim dhe në bazë të informacioneve të vëna në dispozicion nga qytetarët, do të padisë në SPAK çdo zyrtarë që ka firmosur para publike dhe që nuk është realizuar ai projekt, pra nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur ato para publike.
Unë në këto dy tendera kam vënë re: e para më ka bërë habi shumë çmimi i lopëve, 3100 euro një lopë është më shtrenjtë se Benzi E Class.
Këto lopë që kanë ardhur nga Danimarka u janë shpërndarë me listë militantëve të partisë
Përsa i përket se çfarë e shtyu zotin Murrizi në dorëzimin e padisë mbi tenderat e Bashkisë Lushnjë, ai u shpreh se duke qenë se është nga fshati Sulzotaj dhe të shihte se realisht nuk kishte ujë, ai nuk mund të heshte.
Këto do të zëvendësojnë parcelat. Unë jam nga fshati Sulzotaj, 91 kam ndarë tokat në fshatin tim. Fshati im ka rreth 384 hektarë tokë, 5 i ka familja ime, dhe kur shof këtu që vaditen tokat e mia dhe në fakt s’ka pikë uji dhe në fakt të hesht nuk mund ta bëj dot. Nuk ja bëjë dot këtë as Edmond Panaritit dhe as Vojo Bregut. Tani këta të shkojnë në SPAK
Add new comment