Besimi te media, rekordin e mban Europa veriore
Finlanda është vendi, qytetarët e të cilit kanë besimin më të madh te mediat. Një studim i kryer së fundmi nga Instituti Reuters dhe nga qendra kërkimore e Universitetit të Oksfordit tregon se besimi në mediat e lajmeve në Finlandë është më i larti në botë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me traditat kulturore, pandeminë dhe nivelin e lartë të besimit të Finlandës në institucione.
Nga viti i kaluar, besimi në mediat finlandeze të lajmeve është rritur me nëntë pikë përqindje dhe tani është në 65%, kjo pjesërisht për shkak të situatës që krijoi pandemia.
Si në shumë raporte të tjera, vendet nordike qëndrojnë në krye të listës. Në Danimarkë, mediat gëzojnë 59% të besimit, në Norvegji me 57% dhe Suedia 50%.
Studimi tregon se 81% e finlandezëve i lexojnë lajmet në internet. Por kjo nuk i ka zëvendësuar gazetat, TV dhe radion si burime të lajmeve, pasi ato plotësojnë njëra-tjetrën.
Sipas anketës, ata që ndjekin më shumë mediat janë burra të arsimuar, me të ardhura të larta të interesuar në politikë.
Në Shtetet e Bashkuara, mediave u besojnë vetëm 29% r amerikanëve. Britanikët duket se u besojnë më shumë mediave të tyre, me një përqindje që ndalon në 36.
Add new comment