Vendet e G7-s bien dakord për taksën ndaj gjigantëve të teknologjisë
Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë arritur një "marrëveshje historike" mbi reformën globale të taksave. Marrëveshja në fjalë kërkon që gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë shumëkombëshe të paguajnë pjesën e taksave që u takon. Lajmin e konfirmoi fillimisht ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, të cilit i referohet Euronews.
Ministrat e financave të G7 ranë dakord të angazhohen për një normë globale të taksave mbi korporatat prej të paktën 15%.
Marrëveshja vjen në një moment kur ministrat e Financave të vendeve të G7-s po mblidhen në Britani për samitin që do të zhvillohet nga 11-13 qershor. Britania ka aktualisht kryesimin e G7-s.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se taksa e korporatave prej 15% është minimumi dhe se qeveria franceze do të luftojë që ajo të jetë më e lartë. Megjithatë, ai e cilëoi historik vendimin e marrë. Franca është ndër të parat vende që ka kërkuar taksimin e kompanive të mëdha të teknologjisë.
Add new comment