Një Stonehenge i dytë zbulohet në Ukrainë
Gërmimet arkeologjike në rajonin e Dnipropetrovsk të Ukrainës kanë nxjerrë në dritë një strukturë guri që i ngjan asaj të Stonehemge në Britani. Me përmasa më të vogla, struktura është zbuluar krahas varreve dhe fragmenteve të qeramikës në një zonë ku pro kryhen gërmime prej më shumë se një muaji, raporton RT. Sipas shkencëtarëve, Stonehenge-i ukrainas është disa qindra vjet më i vjetër se ai britanik.
Ajo është ndërtuar rreth 5 500 vjet më parë dhe ka përmasa 120 me 80 metra. Përbëhet nga shumë pllaka guri të vendosura në këmbë në formë rrethi.
Stonehenge, një strukturë megalitike në qarkun anglez të Wiltshire, 130 kilometra në jugperëndim të Londrës daton rreth vitit 3200 para Krishtit, ndërsa varret më të vjetra pranë strukturës së Ukrainës datojnë në 3500 para Krishtit.
Deri më tani, ekspertët kanë zbuluar njëzet varre njerëzish në tumë. Në dy javët e ardhshme arkeologët planifikojnë të shkojnë në shtresat më të ulta të ndërtimit. Të gjitha zbulimet do të dërgohen në Gjermani dhe Kiev për analiza dhe studime të mëtejshme.
Add new comment