“Bitcoin shkon kundër interesave të civilizimit”
Charlie Munger, zv.kreu i Berkshire Hathaway, konglomerati në pronësi të Warren Buffet, e shpreh hapur kundërshtimin ndaj Bitcoin, monedha elektronike që ka njohur sukses të madh sidomos kohët e fundit.
"Sigurisht që e urrej suksesin e bitcoin", tha 97-vjeçari Munger gjatë një seance Q&A në takimin vjetor të aksionarëve të Berkshire të shtunën. "Nuk e përkrah një monedhë që u vjen kaq në ndihmë rrëmbyesve dhe zhvatësve e kështu me radhë, dhe as nuk më pëlqen thjesht të heq nga paratë e mia para për dikë që ka shpikur një produkt të ri financiar nga asgjëja. Modestisht mendoj se i gjithë ky zhvillim i mallkuar është i neveritshëm dhe në kundërshtim me interesat e civilizimit", citohet nga CNBS investitori Munger.
Kriptomonedha më e madhe në botë shënoi një sukses të madh këtë vit, duke arritur vlerën 60 000 mijë dollar në prill, pasi përfshirja nga Tesla në bankat kryesore të Wall Street e futi atë në përdorim të zakonshëm. Kohët e fundit, Tesla “vuri një bast” 1.5 miliardë dollarë në bitcoin dhe tani e pranon monedhën dixhitale si një mënyrë pagese për makinat e saj. Ndërkohë, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley po kërkojnë t'u ofrojnë klientëve të tyre të pasur të përdorin bitcoin.
Bitcoin u tregtua për herë të fundit me 57 000 dollarë, nga rreth 30 000 dollarë në fillim të 2021, sipas Coin Metrics.
Add new comment