bitcoin
Spekullime se kriptografi Peter Todd është krijuesi i BitCoin
Një dokumentar i HBO arrin në përfundimin se krijuesi i BitCoin është kriptografi Peter Todd. Pas monedhës së parë elektronike është thënë deri tani se është Satoshi Nakamoto, një pseudonim ky për një apo disa individë që kanë ideuar dhe krijuar bazën e të dhënave blockchain.
"Bitcoin po kthehet në sëmundje ngjitëse"
Bitcoin po kthehet në një "sëmundje". Nasim Nicholas Taleb, profesor i inxhinierisë së riskut në NYU dhe autor i librit "The Black Swan", thotë se kriptomonedha po kthehet në një flluskë të brishtë spekulative që mund të shkojë drejt shpërthimit.
Duke qenë se Bitcoin pritet të arrijë nivelet më të ulëta historike, shanset janë që parashikimi i tij mund të realizohet.
"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona
El Salvadori u bë vendi i parë në botë që miratoi Bitcoin si monedhë zyrtare, duke sfiduar me këtë vendim Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vendi i Amerikës Qendrore nxori nga përdorimi monedhën e vet në 2001 dhe e zëvendësoi atë me dollarin amerikan. Por kalimi nga ky i fundit te kriptomonedha është bërë shqetësim për SHBA-të, të cilat e shohin si opsion që mund të lehtësojë pastrimin e parave.
Eksperimenti Chivo, El Salvadori bëhet vendi i parë që miraton bitcoin si monedhë zyrtare
El Salvadori u bë të martën vendi i parë që adoptoi një kriptomonedhë si monedhë zyrtare. Ligji Bitcoin u miratua nga Asambleja Legjislative e El Salvadorit, duke i dhënë kriptomonedhës statusin ligjor brenda El Salvadorit pas 7 shtatorit 2021. Ligji u propozua nga presidenti Nayib Bukele, i cili thotë se bitcoin mund t’i kursejë vendit 400 milionë dollarë në vit në tarifat e transaksioneve për fondet e dërguara nga jashtë.
Malajzi/ Asgjësohen 1069 pajisje për prodhimin e Bitcoin (VIDEO)
Në Malajzi, policia asgjësoi 1069 aparatura për prodhimin e kriptomonedhave. Operacioni i koordinuar mes policisë dhe kompanisë së energjisë elektrike Saeawak Energy në qytetin e Miri. Pajisjet e sekuestruara nga policia përgjatë periudhës shkurt-prill u asgjësuan duke u shtypur me makineri të rënda.
Në total, kostoja e pajisjeve të shkatërruara arrin vlerën 1.25 milion dollarë.
Ndërsa Sarawak Energy pretendon se ka humbur energji me vlerë afërsisht 2 milionë dollarë në këto pajisje.
“Bitcoin shkon kundër interesave të civilizimit”
Charlie Munger, zv.kreu i Berkshire Hathaway, konglomerati në pronësi të Warren Buffet, e shpreh hapur kundërshtimin ndaj Bitcoin, monedha elektronike që ka njohur sukses të madh sidomos kohët e fundit.
Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë
Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, që prej javës së kaluar, kur aksionet e Tesla Inc. ranë me 8.6%, duke i marrë me vete 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.
Rënia më e madhe e Tesla-s që nga shtatori u nxit pjesërisht nga komentet e Musk mbi çmimet e Bitcoin dhe rivalit më të vogël, Ether. Musk tha se ato janë të larta.
Ky mesazh në Tuiter erdhi në javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë Bitcoin në bilancin e saj.
Themeluesja e kompanisë "Kasperksky": Bitcoin, krijim i shërbimeve inteligjente amerikane
Bashkëthemeluesja e kompanisë së sigurisë kibernetike, Kaspersky, Natalya Kaspersky, ka deklaruar gjatë një prezantimi në universitetin ITMO në Shën Peterburg se Bitcoin, apo kriptomonedha që po trondit tregjet ndërkombëtare, është sajesë e shërbimeve inteligjente amerikane.
Tullumbacja e piramidave shqiptare të '97 dhe Bitcoin
Bitcoin ishte tema më e nxehtë Vitit të Ri. Njerëz që nuk kanë lidhje me financat pyesnin se çfarë po ndodh. Shpesh, përgjigjja që përmbante shkallën më të lartë të sigurisë erdhi nga njerëz që deri atëherë kishin treguar pak interes për të investuar.
Është e zakonshme. Tullumbaceve financiare, fundi ka të ngjarë t'u afrohet më shumë kur amatorët bëhen ekspertë. Diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të viteve 1920, me një ndryshim të rëndësishëm. Aksionet mund të kenë qenë të mbivlerësuara, por pothuajse të gjitha kompanitë aksionere ishin fitimprurëse.
Paralajmërimi: Blerësit e Bitcoin do humbasin të gjitha paratë e tyre
Paralajmërim serioz për blerësit e monedhës dixhitale Bitcoin bëri shefi i Autoritetit Rregullator Financiar të Britanisë, Andreë Bailey."Nëse doni të investoni në Bitcoin, duhet të jeni të përgatitur për të humbur të gjitha paratë tuaja"- tha ai për BBC.
Sipas tij, mungesa e mbështetjes nga qeveritë dhe bankat qendrore për monedhën më popullore dixhitale në botë është një tregues se Bitcoin nuk është më një investim i sigurt. Ai gjithashtu deklaroi se blerja e një bitcoin është shumë e ngjashme me lojrat e fatit pasi ka të njëjtin nivel rreziku.