"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona

Postuar në 17 Shkurt, 2022 10:00

El Salvadori u bë vendi i parë në botë që miratoi Bitcoin si monedhë zyrtare, duke sfiduar me këtë vendim Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vendi i Amerikës Qendrore nxori nga përdorimi monedhën e vet në 2001 dhe e zëvendësoi atë me dollarin amerikan. Por kalimi nga ky i fundit te kriptomonedha është bërë shqetësim për SHBA-të, të cilat e shohin si opsion që mund të lehtësojë pastrimin e parave.

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Bob Menendez, dhe dy republikanët Jim Risch nga Idaho dhe Bill Cassidy nga Luiziana kanë iniciuar propozimin e Aktit të Përgjegjshmërisë për Kriptomonedhën në El Salvador (ACES), duke kërkuar që Departamenti i Shtetit të SHBA të hartojë një raport dhe një plan që adreson hapin e El Salvadorit.

Miratimi i kriptomonedhës nga El Salvadori "ngre shqetësime të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe integritetin financiar" të vendit të Amerikës Qendrore dhe "ka potencialin për të dobësuar politikën e sanksioneve të SHBA, duke fuqizuar aktorët keqdashës si Kina dhe organizatat e organizuara kriminale", argumentoi senatori Risch.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Presidenti e El Salvadorit, Nayib Bukele, i kërkoi SHBA-ve të mos përfshihen në punët e brendshme të vendit të tij.

“Nuk jemi kolonia juaj, oborri juaj i pasmë apo oborri juaj i përparmë. Rrini larg punëve tona të brendshme. Mos u mundoni të kontrolloni diçka që nuk mund ta kontrolloni”, shkroi ai duke shtuar se SHBA-të kanë "juridiksion zero" në El Salvador, një vend sovran dhe i pavarur.

Bukele është i zgjedhur në vitin 2019. Ai e ka përshkruar veten si "diktatori më i lezetshëm në botë" në biografinë e tij në Twitter, por tani e quan veten "CEO i El Salvadorit".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.