Paralajmërimi: Blerësit e Bitcoin do humbasin të gjitha paratë e tyre

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 17:29

Paralajmërim serioz për blerësit e monedhës dixhitale Bitcoin bëri  shefi i Autoritetit Rregullator Financiar të Britanisë, Andreë Bailey."Nëse doni të investoni në Bitcoin, duhet të jeni të përgatitur për të humbur të gjitha paratë tuaja"- tha ai për BBC.

Sipas tij, mungesa e mbështetjes nga qeveritë dhe bankat qendrore për monedhën më popullore dixhitale në botë është një tregues se Bitcoin nuk është më një investim i sigurt. Ai gjithashtu deklaroi se blerja e një bitcoin është shumë e ngjashme me lojrat e fatit pasi ka të njëjtin nivel rreziku.

Rritja shumë mbresëlënëse e Bitcoin ka lënë habitur të kritikët dhe pasuesit e tyre, ndërsa investitorët luftojnë për të kuptuar faktorët që çuan monedhën dixhitale në këto nivele. Të shtunën në mëngjes bitcoin u tregtua me 17,159 dollarë, sipas CoinDesk Crypto Index. Ndërsa një vit më parë, ai vlerësohej në rreth 780 dollarë. "Nëse ju shikoni se çfarë ka ndodhur këtë vit, unë do t’ju tërheq vëmendjen . Ne dimë relativisht pak lidhje me atë që i jep formë e çmimit të Bitcoin”- tha Bailey tha BBC

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.