Gati për luftë, Zelensky: Është toka jonë dhe do ta mbrojmë

Postuar në 13 Prill, 2021 13:33

Ukraina dhe Rusia janë shumë pranë një konflikti të armatosur. Më shumë sesa një konflikt modern, ai i ngjan një të tilli të shekullit XX. Ushtarë të lodhur e nervozë me pushkë në krah që skanojnë atë një njihet si toka e askujt.

Snajperët, me gjasë të trajnuar nga rusë, thonë se zyrtarët ukrainas po presin rastin për të urdhëruar hapje zjarri. Më shumë se 20 shokë të tyre janë pushkatuar tashmë gjatë këtij viti.

Kjo është panorama që përshkruan CNN, gjatë një udhëtimi në vijnë e frontit së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

"Nëse vizitoj një bazë ushtarake, djemtë në front do ta marrin vesh dhe do të mendojnë se i kam harruar", tha Zelensky për CNN. "Ata duhet të dinë se kanë mbështetje politike".

Ndërsa Rusia ka dislokuar një numër të madh trupash në anën tjetër të kufirit, SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën.

Pika e vlimit

Për vite, konflikti brutal në Ukrainën lindore, midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ka qenë një ngërç i tensionuar. Luftimet kryesore, të cilat morën mijëra jetë që nga viti 2014, i kanë lënë vendin një bllokimi të fortë. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014, luftimet shpërthyen në rajonin fqinj të Donbasit - një zonë tjetër kryesisht rusishtfolëse e Ukrainës, ku rebelët që kërkojnë pavarësinë nga Kievi.

Por mes tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, forcat ruse janë parë përsëri në lëvizje përtej kufirit duke shkaktuar shqetësime se lufta mund të rikthehet.

Video të xhiruara në kufi ditë më parë tregojnë kolonat e blinduara ruse, ndërsa ka raportime edhe për grumbullim ushtarak në Krime.

Moska i justifikon këto si stërvitje ushtarake të planifikuara dhe që nuk paraqesin asnjë kërcënim.

Por Zelensy thotë se pushtimi rus është një mundësi shumë reale për të cilën vendi i tij po përgatitet.

"Sigurisht. Nga viti 2014 ne e dimë që mund të ndodhë çdo ditë", tha ai. “Ata janë gati, por gati jemi edhe ne, sepse kjo është toka jonë”.

Rreth 50 mijë trupa ruse janë vendosur në kufirin me Ukrainën dhe në Krime. Ndërsa Brenda vendit janë të paktën 35 mijë rebelë separatist që mbështeten nga Rusia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha të dielën se “ka shqetësime reale” lidhur me reagimin e Rusisë.

Paralajmërimi është i qartë: Nëse Rusia vazhdon veprimet “agresive dhe të pamatura, mesazhi i presidentit ka qenë i qartë: Do të ketë kosto, do të ketë pasoja”.

Një nga hapat e parë mund të jetë dëgimi i anijeve amerikane të luftës në Detin e Zi, në mbështetje të Ukrainës.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Më shumë se 20 shokë të tyre janë pushkatuar tashmë gjatë këtij viti."?!

PUSHKATOJ kal.
Zbatoj dënimin me vdekje, duke e vrarë dikë me pushkë; e vë në plumb.
I pushkatuan në mëngjes (menjëherë). E pushkatoi në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.