U gjet edhe programi elektoral i 2021-t: Të zhduket LSI!
…një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së. Çfarë degradimi
Këto ka thënë ndër të tjera sot kryeminstri i vendit dhe kryetar i asaj partie që mbylli pazarin e prillit 2013. Në atë kohë, moralin e marrëveshjes zotëria me emrin Edi kërkoi që t’ia linin përgjegjësive të liderit, i cili duhet të marrë vendime të vështira.
Sot, kur nuk di se çfarë të premtojë për mandatin e tretë, kryeministri shpall si program elektoral, asgjësimin e LSI-së që e seliti vetë me kujdes dhe dashurinë e frikacakut.
Sigurisht që LSI-ja është një absest politik, por ajo është çiban i një politike që prodhohet nga parti si ajo që drejton z. Rama, i cili nuk dihet se në emër të cilës kurajo i drejtohet ende shqiptarëve.
Add new comment