Emergjencë në Serbi, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Postuar në 18 Nëntor, 2020 13:13

Një ndër anëtarët kryesorë të Stafit të Krizës në Serbi, epidemiologu Predrag Kon, ka deklaruar se sistemi shëndetësor i Serbisë është në prag të kolapsit. Shifrat në vendin ballkanik janë rritur  në mënyrë të shpejtë, ku vetëm në Beograd ka 2000 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që në mbarë Serbinë numri ka arritur në 5000 të infektuar të rinj. I pyetur për mundësinë e ndalim qarkullimit, Kon ka bërë këtë konstatim:

Për çfarë na duhet? I gjithë Beogradi është bosh

Sipas tij “virusi ka penetruar familjet”  duke vënë në rrezik sidomos të moshuarit. Është për t’u shënuar se vendet fqinj me Shqipërinë si Kosova, Maqedonia, por edhe Serbia kanë incidencë shumë të lartë infketimesh, por edhe numër të lartë vdekjesh, krahasuar me Shqipërinë. Nëse për infektimet kjo lidhet patjetër edhe me testimet, për vdekjet sërish diçka dallon në vendin tonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.