Kallashnikov prezanton AK-19 me kalibër ai armët e NATO-s. Synohet tregu arab
Koncerni i njohur ushtarak rus, Kalashnikov ka prezantuar së fundmi AK-19, një model pushke automatike sulmi që është projektuar për municion të kalibrit 5.55 mm. Sipas prodhuesve arma e re është përshtatur me kalibrin e armëve të lehta të përdorura nga vendet e NATO-s, por ai synon në fakt tregun saudit dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe që dominohen nga armët amerikane.
AK-19 është një variant i përmirësuar i AK-12 dhe synon që përmes disa cilësive të shtuara si pesha e lehtë, thjeshtësia në përdorim, përmirësimi i elementëve mekanikë që lidhen me njeriun si dhe saktësia të bëhet një ofertë konkuruese me armët e tjera. Rusia është një ndër aktorët kryesorë në tregun e armëve bashkë me SHBA, por duhet thënë se Kallashnikovi, me të gjitha variantet e veta konsekutive është përdorur ose në vendet e Lindjes Konuniste, ose në shtete të Azisë ku depërtoi herët, ose si armë e guerriljeve dhe organizatave kriminale. Shtetet në përgjithësi e kanë hequr këtë armë të lehtë nga përdorimi duke preferuar armë të prodhimeve perëndimore që kanë disa avantazhe.
Add new comment