Vaksina e Oxford jep rezultate pozitive
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/07/03THHEALTH_2020_07_20_16.jpg?itok=h1SowiO7)
Media të ndryshme raportojnë se vaksina e zhvilluar nga kompania britanike universiteti i Oxford ka dhënë rezultate të mira. Testimet e kryera mbi 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që kuftojnë koronavirusin.
Raportimet e ndryshme theksojnë se ky është një rezultat premtues, por është ende herët për të folur nëse do të kalohet në prodhimin e saj pasi nevojiten teste të tjera për të kuptuar nëse ajo prodhon mbrojtjen e nevojshme.
Aktualisht Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza dhe vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 konsiston në një virus të modifikuar që provokon të ftohtin e zakonshëm te shimpazetë, duke imituar sulmin e një koronavirusi.
Add new comment