Oxford

Oskfordi mbyll Institutin për të Ardhmen e Njerëzimit

Postuar në 28 Prill, 2024 21:04

Universiteti i Oksfordit ka mbylllur një institut akademik të drejtuar nga një prej filozofëve të preferuar të Elon Musk. Instituti Future of Humanity, kushtuar lëvizjes për të ardhmen afatgjatë të njerëzimit dhe ideve të tjera të miratuara nga Silicon Valley, si altruizmi efektiv, u mbyll pas 19 vitesh funksionimi. Musk kishte dhuruar më shumë se 1.25 milionë dollarë në 2015 përmes një organizate motër për të hulumtuar kërcënimin e inteligjencës artificiale.

Protesta në Mbretërinë e Bashkuar kundër planit urbanistik “qytete 15 minutëshe”

Postuar në 04 Mars, 2023 23:45

Një plan urbanistik i akademikut franco – kolumbian Carlo Moreno ka provokuar protesta në qytetin e Oksfordit. Plani që funksionon mbi modelin e “qyteteve 15 minuta” sugjeron që shërbimet kryesore të përqendrohen në një distancë ecjeje prej 15 minutash është parë si një model stalinist që anullon liritë e qytetarit dhe i mohon komunitetit fqinjësinë.

Mijëra kanë protestuar sipas mediave dhe çështja është ngritur deri në Parlament, e trajtuar nën interpretimin se kemi të bëjmë me një plan të ideologjisë së majtë. 

Vaksina e Oxford jep rezultate pozitive

Postuar në 20 Korrik, 2020 16:49

Media të ndryshme raportojnë se vaksina e zhvilluar nga kompania britanike universiteti i Oxford ka dhënë rezultate të mira. Testimet e kryera mbi 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që kuftojnë koronavirusin.

Raportimet e ndryshme theksojnë se ky është një rezultat premtues, por është ende herët për të folur nëse do të kalohet në prodhimin e saj pasi nevojiten teste të tjera për të kuptuar nëse ajo prodhon mbrojtjen e nevojshme.

OXFORD KËSHILLON: Ja kur duhet të zgjoheni, të stërviteni & të bëni seks!

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:24

Një studim i fundit i Oxford, jep këshillat e duhura për personat që janë rreth të 20-ave sipas kujt rutine duhet të ecin.

9:30- Zgjohen

10:00 – Pini Kafen

12:00: Filloni punën

15:00: Kryeni marrëdhënie seksuale (ai është kulmi energjive tuaja)

15:30: Hani drekën

17:00: Ushtroni aktivitet fizik

21:30 Hani darken

22:00 : Studioni (jeni më kreativ gjatë mbrëmjeve)

23:00: Konsumoni pak alkol

12:00 Shkëpusni kontaktin me teknologjinë

01:00 – Flini gjum

 

Subscribe to RSS - Oxford