Një Europë më e fortë, por jo Shtete të Bashkuara të Europës

Postuar në 23 Qershor, 2020 15:04

Kreu i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble thotë në një intervistë për revistën “Spiegel” se kundërshtia e tij me idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës lidhet me faktin se njerëzit emocionalisht lidhet më shumë me komunitetet e tyre sesa me nocione pak abstrakte. 

Njerëzit i dedikohen më shumë ndaj komuniteteve familjare sesa komuniteteve të reja. Kjo është pse duhet të tregohesh i kujdesshëm kur përpiqesh të shtysh Europën para. Jam bërë më i vëmendshëm në këtë pikë. Është diçka që e kam mësuar me kalimin e viteve

shprehet ai.

I pyetur rreth pasojave të krizës së tanishme të provokuar nga epidemia e koronavirusit Schäuble shprehet ndër të tjera se:

Ne në Gjermani duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për të patur marrëdhënie të mira me fqinjët tanë europianë. Është diçka për të cilën kemi qenë të suksesshëm pas katastrofës së LIIB. Unë kam patur përherë një shkallë të madhe empatie për të tjerët në Europë. Përherë kam thënë: Nuk dua të pyes së çfarë është mirë fillimisht për Gjermaninë, por të diskutohej se cila është zgjidhja më e mirë për Europën nga perspektiva jonë

Për sa i përket situatës në SHBA dhe marrëdhënieve të saj me Gjermaninë, ish-ministri gjerman i Financave thotë se është e trishtueshme të shohësh ndarjen që po përjeton sot Amerika.

Europa duhet të fuqizohet, të bëhet më e rëndësishme, më proactive. Edhe John F. Kennedy kërkonte një rregullim të përgjegjësive në aleancën transatlantike. Dhe edhe në atë kohë ai kishte të drejtë: Europa duhet të luajë një rol më të fuqishëm

shprehet ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.