Destinacionet turistike të sigurta, Hollanda lë jashtë Shqipërinë

Hollanda ka publikuar së fundmi listën e 16 vendeve të sigurta europiane që sipas bashkimit të kompanive të pushimeve, ANVR, konsiderohen të sigurta për pushime.
Mes vendeve të cilësuara si të sigurta nuk figuron Shqipëria që cilësohet si vend ku nuk rekomandohet pushimi veror. Si vende të sigurta, ose më saktë që janë relativisht të sigurta janë:
Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Estonia, Franca, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Monako, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Zvicra.
Mes vendeve ku nuk rekomandohet pushimi është edhe Suedia dhe Anglia, të dyja me strategji të kundërt menaxhimi të pandemisë.
Add new comment