Lavrov: Gjukanoviç dhe Mali i Zi na tradhëtuan

Postuar në 28 Prill, 2020 22:39

Sjellja e politikanëve malazezë përfshirë presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç është cilësuar si tradhëti nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. 

Teksa i është përgjigjur një pyetjeje të një studenti gjatë një lidhjeje video me studentë të Institutit Shtetëror te Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Lavrov ndër të tjera tha: 

Kur tradhëtohesh jo nga një njeri, por nga një komb që ka qëndruar me ty, kjo është një gjë e trishtueshme. Jam i bindur gjithësesi se pjesa më e madhe e njerezve në Malin e Zi nuk i ndajnë këto ndjenja dhe liderët e përkohshëm do të harrohen. Për fat të keq lideri i këtij vendi, Milo Gjukanoviç, që ka drejtuar Malin e Zi për 20 vjet, ka adoptuar një qëndrim të qartë rusofobik që shkon kundër arsyes së shëndoshë dhe çdo gjëje që ai ka përfituar më parë në raportet me Rusinë. Ai ka probleme me ligjin në Perëndim dhe mesa kujtoj është akuzuar për kontrabandë dhe gjëra të tjera në disa vende europiane. Nuk e përjashtoj se kjo ishte arsyeja për kthesën e tij 180 gradë në politikat e tij

Prej disa vitesh Mali i Zi është në kurs filoperëndimor, një kthesë që nisi të kuptohej që me referendumin e shkëputjes nga Unioni me Serbinë. Gjukanoviç ka manovruar duke u shkëputur nga ndikimi rus që e sheh Malin e Zi si aneks të Serbisë.

 

Perëndimi ka akuzuar gjerësisht Rusinë dhe më pak Serbinë për një përpjekje për grusht shteti dy vjet më parë, por që nuk pati sukses. Që nga ajo kohë Gjukanoviç ka dalë hapur kundër Rusisë dhe Serbisë duke përfituar anëtarësim të shpejtë në NATO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.