Trahanaja me emrin qeverisje*

Postuar në 06 Prill, 2020 18:23

Lexoni se çfarë lloj katrahure është qeverisja në Shqipëri. Lajmi është ky: 

Dhjetë të rinj nga Himara raportohet se u shoqëruan në polici pasi lartësuan në një kodrinë pranë Manastirit të Fjetjes së Marisë, simbolin e kryqi

Reagimi siç mund të merrej me mend është kështu: 

Në një deklaratë të Organizatës së Minoritetit Omonia, thuhet se Policia e Shtetit hyri në shtëpitë e të rinjve pa urdhër nga prokuroria. Pas kësaj, të rinjtë u shoqëruan në komisariat, mes tyre edhe  George Skouras, që ndërtoi dhe ndihmoi në vendosjen e kryqit

Kemi një akt publik, një ndërhyrje të forcave publike dhe një reagim të një subjekti. 

Kur hyn në lojë media me ndonjë pyetje ndodh kjo: 

I kontaktuar nga TVT, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, refuzoi të japë të dhëna në lidhje me këtë pretendim, duke thënë fillimisht se nuk kishte asnjë reagim, ndërsa më pas bëri me dije se policia do të dilte me një komunikatë për shtyp në orët në vijim.
Edhe  kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, u shpreh për TvT se nuk ishte në dijeni të rastit.
“Nuk e di, nuk jam në dijeni të këtij rasti”, tha ai. 

Pra institucionet nuk dinë se çfarë të thonë, janë duke u menduar se çfarë do t’u thotë shefi dhe pastaj do dalin me një dekl(l)ratë. 
Në cilin shtet ndodh ndonjë një gjë e tillë kur aktet publike konsumohen fshehurazi? Kur rendi kushtetues lexohet dhe zbatohet sipas këshillimeve astro-historike të gazetarëve që kanë marrë rolin e plakut Merre? 

Patjetër që asgjëkundi veçse në llamarinën juridike të quajtur Shqipëri. Po kryqin ç’e bënë? Mos vallë i vunë maskë Jezu Krishtit se mos flet greqisht? Nuk dihet asgjë e sigurtë, përveçse këtu ka shtet. Nga ai prej vërteti ama. 

*Trahanaja është ushqim i nderuar, por që gatuhet shpejt. 

 

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Ne veri maloket nuk kane lene "pa xanun" koder e mal me kryqe te medhenj dhe vigjelentet e Sander Leshit nuk kane shoqeruar asnje person. Ndoshta sepse kryqet e veriut flasin latinium leksikum dhe jo greqisht si ne Jug.

Submitted by Pjerin Curri (not verified) on

Vendosja e nje kryqi ne vende te dukshme, eshte nje dukuri qe filloi te shfaqej diku perpara viteve 2000. Ne veri nuk kemi pas asnjihere mendimin se nje kryq ne maje te malit do na afroje me Zotin ma shume, megjithate jane vendosur kryqe, po komunitetet tona fetare, qofte edhe kur katoliket kane qene ne minorance zonale, nuk jane ngritur per tu perleshur. Shteti s'ka pune me kryqin pastaj. Sic dihet, qeverite shkojne e vijne, kryqi aty eshte. Tjeter eshte besoj une vendosja e nje kryqi ne nje zone te diskutueshme etnikisht. Nuk duhet te ngaterrohet ndryshimi fetar me ate etnik.
Pakicat te cfaredo besimi qofshin, nuk duhet kurre te perdorin fene per te nxitur percarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.