BE-ja nuk përjashton opsionin ushtarak për menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Turqia
Situata në kufirin greko-turk po shkon drejt acarimit. Pas përpjekjeve të Greqisë për të mos lejuar kalimin e kufirit nga refugjatët e ndryshëm që janë organizuar nga Ankaraja zyrtare për t’u hedhur drejt Europës, bëhet e ditur se Turqia do të dislokojë në kufi 1000 policë për të penguar kthimin e tyre mbrapsht.
Lajmi është bërë publik nga ministri turk i Mbrojtjes, Suleyman Soylu që ka thënë se agjencia europiane Frontex ka ktyer pas 4 900 emigrantë që nga data 1 mars. Sipas tij që nga e premtja e kaluar 140 000 emigrantë kanë lënë kufirin turk dhe kanë kaluar në Europë përmes Edirnes, një shifër e pakonfirmuar kjo.
Situate është bërë pjesë e diskutimi mes ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka deklaruar madje se opsioni I përdorimit të ushtrisë nuk përjashtohet, ndonëse ai është i fundit në tryezë. Teksa ka pranuar se ndihma e BE-së për Turqinë nuk është e mjaftueshme ka shtuar se:
Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë sa të mundemi. Por do vazhdojmë t’u themi se nxitja e njerëzve drejt kufirit nuk është një zgjidhje për askënd dhe vë jetët e njerëzve në rrezik. Shpresoj që BE nuk do tëketë nevojë të dislokojë trupa ushtarake për të ndalur një valë të re refugjatësh sirianë
Një pjesë e madhe e aaj që do të ndodhë do të varet nga rezultatet e takimit mes Erdogan dhe Putin që po mbahet sot dhe që do të trajtojë se çfarë duhet bërë me rajonin e Idlibit ku ka një prag konfrontimi ushtarak.
Add new comment