Siria njeh Genocidin Armen

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:33

 

Një tjetër vend ka njohur atë që quhet si Genocidi Armen. Parlamenti sirian ka marrë vendimin e njohjes së përkufizimit të një ngjarjeje historike sipas së cilës Perandoria Osmane është përgjegjëse për vdekjen e 1.5 milionë armenëve në vitet 1915-1917. 

Parlamenti dënon dhe njeh genocidin e kryer ndaj armenëve nga otomanët në fillim të shekullit të 20-të

thuhet në deklaratën e Parlamentit sirian.

Lëvizja në fjalë vjen ndërkohë që raportet me Turqinë janë përkeqësuar ndjeshëm. Javën e shkuar forcat siriane vranë 13 ushtarë turq, çka solli reagimin e Ankarasë zyrtare për goditjen kudo të trupave siriane. Çështja është e ndërlikuar në planin diplomatik pasi Turqia akuzohet se ka thyer marrëveshjen me Rusinë për armëpushim në zonën e Idlibit. Në kundërpërgjigje Turqia dislokoi 1000 trupa shtesë duke përforcuar pozicionet ndërkohë që forcat siriane nën mbështetjen ruse po sulmojnë në Idlib.

Duket se përplasja e momentit mes sirianëve dhe turqve është paradhënie e tensioneve ruso-turke, dy vende që synojnë të marrin kontrollin e proceseve politike pas konfliktit në Siri. Assad bazohet kryesisht në mbështetjen ruse dhe iraniane, që kanë frenuar deri më tani ambiciet e Erdogan në Siri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.