Gjermani, Parlamenti heq imunitetin e kreut të deputetëve të AFD. Hetohet për evazion fiskal

Postuar në 06 Shkurt, 2020 12:10

Parlamenti gjerman ka votuar për heqjen e imunitetit për Alexander Gauland, bashkëkryetar i Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë, partia kryesore e ekstremit të djathtë. Vendimi erdhi pasi prokurorët në Frankurt po hetonin Gauland për evasion fiskal dhe kërkuan nga Bundestagu lejen për të vijuar me procedurën përkatëse.

Më pas policët dhe hetuesit fiskalë bënë kërkime në shtëpinë e Gauland në Potsdam dhe Frankfurt, ndërkohë që AFD ka reaguar duke e cilësuar veprimin një procedurë normale administrative si pasojë e një gabimi të Gauland në pagesën e taksave. Dhe në të vërtetë një procedurë normale në një shtet që funksionon. Jo me akte normative dhe aksione propagandistike, por në mënyrë metodike dhe në bazë të ligjit. Sigurisht që është e pavend të krahasohesh me Gjermaninë, por kjo nuk ka pse të kthehet në alibi për të justifikuar çdo marrëzi.

Mjafton të shohim si u mbrojtën politikanët e inkriminuar, sesi u mbrojt Saimir Tahiri me një fjalim të dominuar nga vetëdija e Kumbarit, mjafton të shohim sesi dy kate pa leje u zhbënë në një ditë një deputet pas tërmetit tyë 26 nëntorit. Mjafton të shohim sesi mbrohet i gjithë enturazhi i pushtetit për ta kuptuar se evasion fiskal ngjan si një vepër, hetimi i së cilës duket luks në këtë kasollen tonë.

E megjithatë pasuria mbetet pika më e errët e zuzarëve me imunitet në Parlamentin e Shqipërisë që shesin Shqipërinë e përparuar para një Gjermanie që të paktën e ka standard nisjen e procedurës ligjore.

Por më para janë të gjithë. Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, apo edhe Serbia. Në zbatimin e ligjit po flasim, por edhe në raportin me atë që quhet skandal. Në Shqipëri skandal quhet nëse një ministër i Brendshëm arrestohet apo i hiqet imuniteti për shkak se ka lënë që vendi të mbushet me drogë. Madje sot ky njeri paguan kompani lobimi sepse I kanë dëmtuar imazhin!!! Kush vallë na konkuron ne për sensin e humorit?

Do të ishte interesante megjithatë të zbulohej ndonjëherë pasuria e të gjithë këtyre që sot janë nën sqetullën e një njeriu që fshihet pas votës dhe imunitetit të saj, qoftë edhe për të parë reagimin ndaj konfiskimit. Jo sekuestrimit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjermania po pregatit nje parti te forte te krahut te djathte, pikerisht AFD-en. Per ta forcuar ka nisur keto sulme, te cilat rrahin tjeter kund. Te hetoheshin te gjithe politikanet ne Gjermani per evazion diskal, 90% e tyre do te perfundonin pas hekurave!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.