afd

Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream

Postuar në 20 Gusht, 2024 13:09

E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.

Ekstremi i djathtë europian përjashton nga grupi AfD-në gjermane

Postuar në 23 Maj, 2024 22:52

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë është përjashtuar nga grupi i saj pan-evropian Identiteti dhe Demokracia në Parlamentin Evropian pas një sërë skandalesh që e kanë dëmtuar popullaritetin e saj.

Tensionet e nisura prej kohësh midis partive të së djathtës ekstreme evropiane u shtuan këtë javë kur Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet evropiane, i tha një gazete italiane se anëtarët e SS-së naziste nuk mund të quhen domosdoshmërisht kriminelë.

Ekstremi i djathtë rritet edhe në Gjermaninë Perëndimore

Postuar në 10 Tetor, 2023 16:18

Zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari dhe Hesse, në Gjermani, treguan një rritje të ndjeshme të ekstremit të djathtë. AfD u rendit e dyta me 18.4% në Hesse dhe e treta me 14.6% në Bavari. Numri i votave që AfD mblodhi në këto zgjedhje tregon një rritje me mbi 4 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2018. AfD është konsideruar një parti ku grumbulloheshin kryesisht votuesit e lindjes postkomuniste, por kjo rritje provon se ekstremi i djathtë nuk po dështon në Gjermaninë perëndimore.

Gjermani, Parlamenti heq imunitetin e kreut të deputetëve të AFD. Hetohet për evazion fiskal

Postuar në 06 Shkurt, 2020 12:10

Parlamenti gjerman ka votuar për heqjen e imunitetit për Alexander Gauland, bashkëkryetar i Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë, partia kryesore e ekstremit të djathtë. Vendimi erdhi pasi prokurorët në Frankurt po hetonin Gauland për evasion fiskal dhe kërkuan nga Bundestagu lejen për të vijuar me procedurën përkatëse.

Kriza e kristianizmit europian, faktor në rritjen e ekstremit të djathtë?

Postuar në 25 Shtator, 2017 12:34

Zgjedhjet në Gjermani kanë një kryelajm: Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ka hyrë në Parlament si parti e tretë me një diferencë më pak se 8% nga socialdemokratët. Analogjia me nazistët dhe rrugën e tyre parlamentare drejt pushtetit nuk mungon. Edhe mesazhet politike janë të ngashme.

Dera nga hynë neonazistët në parlamentin gjerman

Postuar në 25 Shtator, 2017 12:18

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe shumë të tjerë i karakterizojnë  si neo-nazistë, ndonëse zyrtarisht i përmendin si përfaqësues të ekstremit të djathtë.  Bëhet fjalë për nacionalistët e AFD (Alternativa për Gjermaninë) që  kanë thyer tabunë dhe do të përfaqësohen në parlamentin gjerman për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas hakerave dhe propagandës mbërrin rreziku i parave ruse. Synimi: Shaktërrimi i BE-së

Postuar në 23 Prill, 2017 12:53

Fronti Nacional në Francë po goditet me të gjitha mjetet e mundshme legale pasi një fitore e mundshme e zgjedhjeve presidenciale nga Le Pen, do të thotë pasiguri totale për BE. Gazeta “Euobserver” raporton sot për një investigim të kryer nga media franceze sipas të cilit Fronti Nacional ka përfituar 11 milionë € nga Rusia, përmes skema e të ndërlikuara të transferimit të parave. Transferat janë kryer përmes Qipros nga banka apo fonde të lidhura me Kremlinin.

Subscribe to RSS - afd