Gauland
Gjermani, Parlamenti heq imunitetin e kreut të deputetëve të AFD. Hetohet për evazion fiskal
Parlamenti gjerman ka votuar për heqjen e imunitetit për Alexander Gauland, bashkëkryetar i Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë, partia kryesore e ekstremit të djathtë. Vendimi erdhi pasi prokurorët në Frankurt po hetonin Gauland për evasion fiskal dhe kërkuan nga Bundestagu lejen për të vijuar me procedurën përkatëse.
“Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore”
Gjermanët duhet të jetë "krenare" për "arritjet" e ushtrisë së tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator, Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.