Greqi, kryeministri propozon shfuqizimin e sistemit zgjedhor proporcional

Postuar në 11 Janar, 2020 13:07

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar së fundmi ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend. Në takimet e zhvilluara me liderët e spektrit politik të vendit të cilëve u kërkoi konsensusin për politikën e jashtme, Mitsotakis ka zbardhur edhe projektin e ri që do të hidhet për diskutim publik.

Sipas mediave greke që raportojnë në këtë kudër, ideja e Mitsotakisit e abrogon sistemin aktual proporcional siç edhe është premtuar dhe në vend të tij prezantohet sistemi i bonusit për partinë që fiton më shumë vota. Ky bonus shkon maksimalisht deri në 50 vendeve në parlament, kurse pragu për aplikimin e tij është minimumi 25% e votave që ekuivalentohet me 20 vende dhe mbi këtë përqindje do të shpërblehet me një vend për çdo gjysmë pikë përqindje shtesë.

Ky sistem përllogaritet të nxjerrë parti të aftë për të qeverisur atë subjekt që merr 37.5-38% të votave.  

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Kurllik alla shqiptar dhe ky. Kerkon sistemit proporcional ku listat i ben kryetari, po bonusin qe te mos jete pre e qeverive koalicion qe jane tipike per kete sistem, dhe qe ndodhin rendom ne gjithe Evropen. Me kete rast, familjet e medha politike greke (Micotaqis, Papandreu, Karamanlis) ruajne hegjemonine mbi politiken e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.