Veliaj kërkon edhe aeroportin e Rinasit
Reforma territoriale e konstestuar vazhdimisht nga opozita si një reformë e bazuar më shumë në një hartë elektorale sesa në një ndarje me karakter ekoenomik, më në fund ka dalë si pengesë edhe për vetë qeverisjen vendore të mazhorancës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, propozoi gjatë një dëgjese në Komisionin e Ligjeve rishikimin e ndarjes së re territoriale, në mënyrë që Aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo e Fushë-Krujës.
“Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99% të shqetësimeve, megjithatë duke qenë se ishte voluminoze, duhet të ketë një rishikim të kufijve në disa raste. Nuk mundet që aeroporti kombëtar i Shqipërisë, i Tiranës, të vazhdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet që rruga lidhëse të jetë në Vorë. Vetëm segmenti qafë e Kasharit, ku mbaron kufiri i Tiranës, deri te rrethrrotullimi i Rinasit, ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Për Bashkinë e Vorës apo të Krujës, nuk ka rëndësi fare kush është kryetar bashkie, Rinasi është në periferi të vëmendjes së tyre, është në periferi të territorit. Ne s’ndërhyjmë dot në rrugën Rinas-Tiranë. Pra, vjen një delegacion të takojë parlamentin dhe rruga Rinas-Tiranë është si Kabuli. Kjo mund të bëhet në ‘të zezë’ deri në njëfarë mase. Por, unë nuk investoj me pemë, të çoj shërbimet e Policisë Bashkiake dhe të IMT-së në një territor që nuk është i imi, se është shkelje”-theksoi Veliaj”-tha Veliaj.
Ky propozim i Veliajt me shumë gjasë do të merret në konsideratë nga kolegët socialistë që kryebashkiakun e Tiranës e kanë vitrinë suksesi që parakalon edhe reformën e “suksesshme” Fino Çuçi
Add new comment