Lungomarja e Sarandës, protestë për prishjen e plazhit nga kompania "Fusha"

Postuar në 09 Nëntor, 2019 15:19

Kompania “Fusha” po krijon zhurmë edhe në Sarandë. Mediat lokale raportojnë se punimet për të ashtuquajturën Lungomare, projektuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me banorët, kanë nisur duke prishur si fillim plazhin e qytetit, njohur si Plazhi i Çentralit.

Për këtë situatë ka patur edhe një protestë, ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë, Adi Gurma ka folur për një furtunë mediatike që në fakt nuk  sipas tij asgjë të vërtetë. Gurma ka thënë se inertet  hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë.

Përse kantjeri i ndërtimit nuk bëhet në Çukë a Limjon, por u gjet vija bregdetare për ta bërë?! Është krim të shkatërrosh diçka origjinale e natyrore sepse kështu i vjen për mbarë firmën së ndërtimit. Mbase projekti është shumë i bukur (në letër), por të paktën zbatimi i tij është skandaloz e i papranueshëm.

Prandaj qytetarët sarandiot të ndergjegjësuar për reagimin e tyre do të bashkohen nesër tek Centrali historik i Sarandës 

thuhet në reagimin e organizatorëve.

Projekti i shëtitores parashikon prishje objektesh, por mesa duket firma e ka nisur me prishjen e plazhit si fillim të cilin shpall se do ta rikthejë në gjendjen e mëparëshme.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Plazhi i Sarandes nuk ka nevoje per "Lungo mare" si ne Vlore dhe Himare, sepse e ka shetitoren lart. Dhe rera-zhavor buze detit nuk vuan nga erozioni, sepse (me te degjuar e kam) ujrat e zeza e te bardha te qytetit mblidhen ne krahun tjeter te qytetit, ate lindor, pra nuk derdhen ne det. Gjithashtu deti eshte relativisht i qete. Por disa resorte dhe hotele pergjate rruges per ne Cike-Ksamil duket i derdhi ujrat e bardha e te zeza ne det, sepse asaj ane shihen here-here pislleqe ne det.
Edhe "Lungo mare" e skeles ne Vlore dhe ne Himare jane te teperta, sepse toka aty prane detit ka nevoje per frymemarrje. Lungo mare e Skeles ne Vlore i rrezikohet megjithate akoma erozionit dhe ne vitet e ardhme mund te pesoje rreshqitje te pjesshme. Eshte gjynah qe specialistet jane shmangur dhe nga kulla e barit KM bertitet: s'kemi specialiste!
Si perfundim duhet thene, KM-ja i sotem, po si dhe parakaluesit e tij, perpiqet me shume per anen e jashteme te ambientit, se sa per thelbet e problemeve ekzistuese. Suksese!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.