kompania fusha
Lungomarja e Sarandës, protestë për prishjen e plazhit nga kompania "Fusha"
Kompania “Fusha” po krijon zhurmë edhe në Sarandë. Mediat lokale raportojnë se punimet për të ashtuquajturën Lungomare, projektuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me banorët, kanë nisur duke prishur si fillim plazhin e qytetit, njohur si Plazhi i Çentralit.
Për këtë situatë ka patur edhe një protestë, ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë, Adi Gurma ka folur për një furtunë mediatike që në fakt nuk sipas tij asgjë të vërtetë. Gurma ka thënë se inertet hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë.
Koha që kompania “Fusha” të sqarojë publikisht projektin e vet
Dje kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka deklaroi në formë premtimi se kullat që do të ndërtohen në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar do të shemben në zbatim të një ligji të amenduar AntiMafia.
Z. Basha iu përgjigj një apeli të një dite më parë të studiuesit Aurel Plasari që e kushtëzonte sinqeritetin e PD-së në këtë kauzë me këtë premtim.
PD: Kompania e prishjes së Teatrit Kombëtar përfitoi 80 milionë € tendera në katër vjet
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po përdor kompaninë “Fusha” për të pastruar para. Sipas deputetes Albana Vokshi, kompania në fjalë ka fituar nga qeveria shqiptare dhjetëra tendera, përfshirë sheshin “Skënderbej”, rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, punimet në Vlorë e së fundmi ajo po merr edhe projektin e ndërtimit të 6 kullave në zonën e Teatrit Kombëtar.
Për çfarë po negociohet dhe kush po negocion realisht?
Prej ditësh tashmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur atë që po quhet negociata me artistët për teatrin kombëtar. Veliaj nuk ka shkuar në propozimet e veta më larg sesa ajo që tha kryeministri Rama disa muaj më parë kur në një takim me një përfaqësi artistësh tah se sipërfaqja e teatrit të ri trefishohet krahasuar me godinën ekzistuese dhe se mbi të nuk do të ketë kullë.
Këtë gjë e përsëriti sërish Veliaj dje, duke shtruar në tryezë një propozim që duket se është final dhe nga I cili nuk mund të lëvizet.