Një hap më pranë një trajtimi “magjik” për kancerin

Postuar në 27 Shtator, 2019 16:03

 

Ta trajtosh kancerin vetëm me një pilulë, duke përjashtuar kimioterapinë, rrezatimin apo operacionin. Mund të duket e pamunudr, por Khaled Barakat, një profesor i Universitetit të Albertës që kryen kërkime mbi imunoterapitë inovative që mund të përdoren për të trajtuar lloje të shumta të kancerit thjesht duke fuqizuar sistemin imunitar.

Katër vjet më parë, Barakat njoftoi kërkimin për një "ilaç magjik" falë një partneriteti 5.4 milionë dollarë me fondacionin Alberta Cancer dhe Institutin e Virologjisë së Aplikuar Li Ka Shing. Me ndihmën e një superkompjuteri dhe një ekipi ambicioz studiuesish të kancerit, ekipi i Barakat ka botuar një studim të ri në “Scientific Reports”, në të cilin zbulon se si një molekulë të vogël mund të bëjë pikërisht këtë “mrekulli”.

"Është një molekulë shumë e fuqishme", tha Barakat. "Në të vërtetë vërteton konceptin. Dhe falë një përpjekje të madhe të ekipit, ne po përparojmë në drejtim të një molekule tjetër për një objektiv tjetër".

Molekula të vogla, premtime të mëdha

Kanceri sulmon trupin duke gjeneruar “pika kontrolluese” të imunitetit, "frenat" molekularë që normalisht ndihmojnë trupin të parandalojë një reagim imunitar tepër aktiv. Duke prodhuar me bollëk të tilla “pika kontrolli”, kanceri i bën qelizat T të paafta për të sulmuar tumorin në rritje.

"Mendojeni sistemin imunitar si polici", tha Barakat. "Ky është saktësisht kanceri. Nuk ka polici. Të gjitha qelizat përfundimisht do të shndërrohen nga qeliza normale."

Ideja e përdorimit të sistemit imunitar për të luftuar kancerin duket premtuese.

Vitet e fundit, studiuesit kanë punuar me antitrupat që i tejkalojnë këto "frena" dhe riaktivizojnë qelizat T. Studimet mbi dy nga këto “pika kontrolli”, me një vlerë të vlerësuar terapeutike me vlerë miliarda dollarë, fituan një çmim Nobel në vitin 2018.

Për shkak se antitrupat janë molekula të mëdha, ato mund të qëndrojnë në trup me muaj të tërë, duke rritur gjasat që sistemi imunitar të kthehet kundër trupit, duke vënë në shënjestër organet dhe indet. Trajtimet gjithashtu janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe të vështira për t’u administruar.

Laboratori i Barakat ka kaluar katër vitet e fundit duke përdorur një superkompjuter IBM Blue Gene / Q - ekuivalent me 60 000 kompjutera të thjeshtë - për të ndihmuar inxhinierimin e molekulave të vogla që mund të forcojnë sistemin imunitar pa efekte anësore të dëmshme. Molekulat më pas sintetizohen dhe vlerësohen në praktikë nga një grup studiuesish, ku përfshihen kimistë, imunologë, virologë dhe biokimistë.

Barakat thotë se këto molekula do të dilnin nga trupi brenda disa orësh, në krahasim me javë që do t’u duheshin në kushtet e trajtimeve tradicionale. Për shkak të madhësisë së tyre, molekulat mund të depërtojnë më thellë në inde. Në vend që të jenë të shtrenjta për t'u prodhuar dhe ruajtur, ato mund të prodhohen dhe të shiten në formë pilulash.

Përfitimi më i madh do të ishte fusha e gjerë ku ato mund të aplikohen. Për shkak se të njëjtat pika kontrolli imunitar gjenden në shumë lloje të tumoreve, një ilaç i vetëm mund të përdoret për të luftuar melanomën, kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive, limfomën dhe madje edhe kancerin e trurit.

Njësoj si të zgjidhësh kubin e Rubikut

Në botën e kërkimeve shkencore për kancerin, magjia kërkon akoma kohë. Barakat dhe ekipi i tij po punojnë me grante duke shpresuar të gjejnë një partner në kompanitë farmaceutike për kët projekt.

Derivatet e këtyre molekulave mund të ndihmojnë në përcaktimin e tipareve aktive ndërsa përmirësojnë tretshmërinë, fuqinë dhe zvogëlojnë toksicitetin, që shkaktohet kur një molekulë i bllokon rrugën një tjetre.

"Është si zgjidhja e kubit të Rubikut. E keni konceptin, por duhet të formoni faqen me ngjyrë të njëjtë. Duhet që 60 kimistë të punojnë njëkohësisht, ndërsa në rastin tonë ne kemi katër ose pesë".

Ndërsa studiuesit priren të jenë të kujdesshëm ndaj pretendimeve të mëdha, Barakat mendon se ka shumë mundësi për magji. Si kreu i kësaj risie, ai ka zgjedhur një emër magjik që rrjedh nga egjiptianët e lashtë: HEKA Therapeutics.

"Heka ishte perëndia e magjisë në Egjiptin e lashtë", tha Barakat. "Magjia është sfiduese, por e mundshme". 

/Medicalxpress/ Tema Tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.