Kallëzim penal për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Postuar në 16 Shtator, 2019 11:32

Koncesionet e rrugëve Milot-Balldren do të jenë objekt pune i hetimit penal. Kjo për shkak se për to Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita parlamentare, ka depozituar kallëzim penal kundër të gjithë zinxhirit vendimmarrës të bërë nga komisionet e deri në qeveri. 
Kallëzimin e ka firmosur deputeti Halit Valteri dhe në të sqarohen arsyet e padisë që detyron organin e akuzës që të verifikojë procedurat e ndjekura për këto dy koncesione. 
Sipas deputetëve opozitarë kontratat vijnë ndesh me interesin publik dhe prekin konkurencën. 
Kontratat janë miratuar me ligj në Parlament dhe për to presidenti i Republikës u shpreh kundër. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.