halit valteri
Kallëzim penal për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat
Koncesionet e rrugëve Milot-Balldren do të jenë objekt pune i hetimit penal. Kjo për shkak se për to Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita parlamentare, ka depozituar kallëzim penal kundër të gjithë zinxhirit vendimmarrës të bërë nga komisionet e deri në qeveri.
Kallëzimin e ka firmosur deputeti Halit Valteri dhe në të sqarohen arsyet e padisë që detyron organin e akuzës që të verifikojë procedurat e ndjekura për këto dy koncesione.