Thirret nga Gjykata Speciale, Haradinaj jep dorëheqjen: Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqejn e parevokueshme nga detyra. Ai ka lexuar një letër dorëheqjeje pas mbledhje së qeverisë përmes së cilës ka sqaruar arsyet e largimit.
Sapo e informova qeverinë , kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializuar...Pas kësaj dorëheqjeje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t'i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme. Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim. S’e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t’ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj
ka deklaruar Haradinaj.
Mediat kosovare raportojnë se ai është thirrur nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe personit që ka dijeni për ngjarjet.
Comments
Me zhdukjen e shume
Me zhdukjen e shume deshmimtareve dhe mbrojtjen qe Ramush Djokovic Haradinaj gezon nga SHBA, veshtire se do te kete drejtesi per viktimat, serbe, kosovare apo rome.
Add new comment