Trump i hap rrugë Kinës për armatosjen e Arabisë Saudite
Administrata Trump ka fshehur nga Kongresi informacionet e marra nga shërbimet sekrete sipas të cilave Arabia Saudite ka nisur përmirësimin e sistemit raketor me ndihmën e Kinës.
Raporti është publikuar nga CNN dhe vë në dukje se administrata e mbajti larg informacionin për t’i lejuar sauditëve përmirësimet e mundshme në funksion të përballjes së Iranit. Në mediat amerikane është shfaqur së fundmi ish-zv.drejtori i Përgjithshëm për sigurinë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Olli Heinonen që ka deklaruar se Irani ka nisur të militarizojë pasurimin e uraniumit, por pa krijuar një armë bërthamore.
Riadi po tolerohet kështu në një garë armatimi që në perspektivë mund të prodhojë dy fuqi të reja bërthamore: Iranin dhe Arabinë Saudite.
Add new comment