Presidenti rus, Putin, vizitë sëish në Serbi më 17 janar

Postuar në 22 Dhjetor, 2018 12:22

Mediat serbe raportojnë për një vizitë të presidentit rus Vladimir Putin në Beograd në datën 17 janar 2019. Sipas tyre vizita lidhet me zhvillimet e fundit dhe sidomos me angazhimin e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në çështjen e marrëveshjes eventuale mes Serbisë dhe Kosovës. 

Po e pres mbërritjen e Putin në 17 janar me gëzim. Nuk kemimpatur kurrë poblem të flasim hapur me të. Por nuk kemi parë probleme as nga pala ruse

citohet presidenti serb Vuçiç. 

Presidenti serb ka folur edhe për letrën e homologut të tij amerikan, Donald Trump që sipas tij ishte racionale, “për aq sa mund të pritet nga një president amerikan, qëkurse ShBA kanë njohur Kosovën”. 
 
Vuçiç ka shtuar se marrëveshja me Kosovë nuk është afër ndërkohë që vizita e Putin e ripozicionon Serbinë në dialog përkundrejt presionit të ShBA-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.